Fillojnë punimet për një rrugë me gjashtë korsi në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet për rrugën me gjashtë korsi që do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës “B” deri te ai i rrugës “A”.
Në njoftim, thuhet se kjo rrugë do të ketë trotuare dhe shtigje për biçikleta.
“Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A”, thuhet në postimin e komunës në Facebook.
