Filarmonia e Kosovës sonte ka shënuar 24 vjetorin e themelimit

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Filarmonia e Kosovës para 24 vitesh kishte vetëm 13 anëtarë, tani ka mbi 100 dhe orkestër të plotë.

Shënimi i këtij përvjetori u bë nën interpretimin e mrekullueshëm të veprave të Lorenc Antonit dhe Gustav Mahlerit, në drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa.

“Duke ruajtur standarde të larta artistike dhe prezantuar kryevepra të muzikës klasike dhe moderne, ky institucion ka ndihmuar në forcimin e identitetit kulturor të Kosovës dhe ka pasuruar jetën artistike të shoqërisë sonë” ka shkruar ministri Çeku në faqen zyrtare në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP