Faton Peci fton në debat ish-ministrat e Bujqësisë: Ballafaqim me të vërtetën dhe rezultatet e qeverisjeve

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë një ftesë publike për ish-ministrat e bujqësisë, përfshirë Blerand Stavilecin, Memli Krasniqin, Nenad Rikallon, Dijana Zhiviqin dhe Besian Mustafën, për një debat të hapur dhe përmbajtësor.

Peci fton ish-kolegët e tij të zgjedhin ditën, orën dhe studion televizive për të diskutuar ballafaqimin me të vërtetën dhe për të krahasuar rezultatet konkrete në sektorin e bujqësisë, duke vënë në pah të arriturat e mandatit të tij dhe të Qeverisë Kurti 2. /Kosova.info/

Go to TOP