Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e Rezervës Federale të New York-ut, ja çfarë u diskutua
Banka Qendrore e Kosovës, ka njoftuar se guvernatori i saj, Fehmi Mehmeti ka zhvilluar takim me përfaqësues të Rezervës Federale të New York-ut.
Ky takim është bërë në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Washington të ShBA-ve.
BQK-ja tregon se Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e Rezervës Federale lidhur me performancën e sistemit financiar në Kosovë.
“Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e Rezervës Federale lidhur me performancën e sistemit financiar në Kosovë e në veçanti të sektorit bankar dhe theksoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit. Guvernatori Mehmeti po ashtu informoi përfaqësuesit e Rezervës Federale lidhur me pikëpamjet e Bankës Qendrore sa i përket zhvillimeve makroekonomike në Republikën e Kosovës, si dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se atë takim është diskutuar edhe mundësia e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në fushën e menaxhimit të mjeteve.
