Çmimi i naftës shkon në 1.72 euro, benzina në 1.51 euro

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, e Ndërmarrësisë, e Tregtisë dhe e Inovacionit, çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe këtë të shtunë një litër do të tregtohet me 0.60 euro.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, nafta në Kosovë e arriti më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.

Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës është rritur pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik.


Go to TOP