Fetoshi: Kosova në vijën e frontit
Në 15 vjetorin e Opinionit GJND-sëmbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Arben Fetoshi, e vlerëson atë si “vijë fronti” ndërmjet rendit demokratik dhe ambicieve revizioniste në botën e sotme.
Duke ironizuar me faktin se vetë Serbia e kishte kërkuar opinionin e GJND-së më 2008, i njëjti iu kthye “boomerang” dhe shpërfaqi hipokrizinë e saj pas 22 korrikut 2010.
“Kur e drejta ndërkombëtare e demantoi pretendimin e Serbisëpër “ilegalitetin e shpalljes së pavarësisë”, ajo iu kthye metodave të luftës hibride, duke u fshehur pas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe projeksioneve të Rusisë si anëtare e përhershme me të drejtë të vetos”, thotë Fetoshi, sipas të cilit, “manipulimi që Rusia dhe Serbia i bëjnë këtij vendimi është strategji e planifikuar e përmbysjes së rendit juridik ndërkombëtar për qëllime hegjemoniste”.
“Ky është thelbi i boshtit serbo-rus,në tëcilin Ukrainadhe Kosova janë objektiva testimi të tolerancës ndërkombëtare”, vlerëson ai.Megjithëse opinioni ishte i qartë në kualifikimin e Kosovës si rast sui generis dhe nuk mund të përdorej si precedent për raste të tjera, “keqinterpretimin” e qëllimshëm nga Vladimir Putin ai e shpjegon me motivet ekspansioniste për sovjetizimin e Evropës.
“Edhe pse e sfiduar gjatë këtyre 15 vjetëve, si pasojë e përplasjeve gjeopolitike, fushatave tëçnjohjeve, agresionit propagandistik dhe sulmeve të armatosura kundër rendit kushtetues, Kosova mbetet provë e subordinimit ndaj rendit ndërkombëtar, kompromisit dhe mirëkuptimit për hir të vlerave njerëzore. Prandaj, përballë boshtit kërcënues serbo-rus, Opinioni i GJND-së është mburojë juridike për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa Kosova ështëtesti përfundimtar për tolerancën ndaj qëllimeve hegjemoniste dhe koherencën e rendit ndërkombëtar”, thuhet mes tjerash në analizën e drejtorit të Institutit “Octopus” me titull “Kosova në vijën e frontit”. /Kosova.info/
