FETË NË GJEOPOLITIKË (Pjesa e pestë)

Shkruan: Agim KRASNIQI

(Pjesa e Pestë)

Kisha ortodokse ka pronësi të fortë edhe në diplomacinë serbe duke përçuar frymën shoviniste të politikës dhe diplomacisë. Kleri serb ka krijuar simbiozën e pashqitshme fe-politikë duke e  mitizuar dhe falsifikuar historinë e Ballkanit, të Serbisë dhe të Kosovës. Shkenca serbe, sidomos historia, gjeografia dhe jeta sociale në përgjithësi, nuk kanë dalë asnjëherë jashtë kuadrit të dogmave të përcaktuara nga kisha serbe.

Dogmat e kishës serbe kanë qenë themeli mbi të cilën janë ngritur historia dhe gjeografia e Serbisë, e siç dihet, historianët dhe gjeografët serb, janë prindërit e politikës manipulatore të saj. Dhuna ortodokse serbe zë fill në mitin grek të Anteas dhe në vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme. Kjo ideologji, në vend të kombit e thekson popullin, në kuptim të “popullit qiellor”, madhësia e të cilit nuk është raca, por “dhurata e Zotit”, e cila, nuk dihet përse, popujve të tjerë u është privuar, kurse u është dhënë serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, teoria ia lëshoi vendin mitologjisë dhe religjionit, që ky të transformohet në “svetosavlje” që ta konfirmojë këtë lajthitje (Muminovic, 2000). Ndikimet religjioze, nacionale dhe ushtarake ortodokse serbe gjatë historisë karakterizohen me tiparet gënjeshtrat dhe keq-veprimet e projektuara nga ideologjia destruktive që krijuan pamundësinë që të jetojnë së bashku me fqinjët jo-serbë. Politika ekspansioniste serbe e shek. XIX mbështetej mbi një ideologji raciste, mbi iluzione, mitet mesjetare dhe fundamentalizmin sllavo-ortodoks (Krasniqi M. , 1994). Sipas një bindjeje të rrënjosur thellë në „psikologjinë nacionaliste serbe” se, ata duheshin sunduar të gjithë të tjerët përreth, duke e synuar krijimin e një hegjemonie serbe përgjatë shekujve, që u shpall si objektivi kryesor kombëtar, kinse për ta penguar „zhdukjen e popullit serb”. Kjo politikë mbizotëronte, edhe pse me intensitet të ndryshueshëm, deri në fund të shek. XX që çoi në konflikte të vazhdueshme me popujt fqinj. Prandaj kjo paraqet rrezik potencial për paqen në Ballkan edhe në kohën e sotme.

I vetmi mekanizëm që do të mund ta vinte disi në lëvizje kishën serbe është Rusia, si shteti ashtu edhe kisha ruse. Sikurse Serbia, edhe Rusia kishën dhe rolin e saj në gjeopolitikë e ka gjë të shenjtë. I betuar përpara Kushtetutës si dhe Biblës dhe patriarkut të kishës ruse, presidenti e ka kishën ‘as’ nën mëngë, për situata kur politika e diplomacia e tij nuk do të mund të funksionin siç duhej. Kisha ruse është më e përulur ndaj Kremlinit, kjo edhe për faktin se sistemi stalinist e gjunjëzoi kishën ruse për një kohë të gjatë përballë ateizmit komunist. Ndërsa kisha serbe është më e fuqishme ndaj politikës serbe, sepse askush, në asnjë sistem dhe në asnjë kohë nuk ia ka cenuar sadopak pushtetin mbi të. Ndërkohë, kisha ruse vijon të ruajë autoritet të lartë mbi kishën serbe dhe mund të ndikojë mbi të. Pra, që Perëndimi ta rrisë efikasitetin e tij politiko-diplomatik mbi Serbinë duhet ta rrisë ndikimin mbi kishën serbe. Për ta arritur këtë, Perëndimit i duhet ta sigurojë rolin ndikues të kishës ruse. Mirëpo kjo e fundit mund të vihet në lëvizje vetëm nga politika dhe diplomacia ruse.

Politika e Jashtme Ruse në Ballkanin Perëndimor: Motivet dhe Objektivat Themelore

Rusia po përforcon nocionin ortodoksë duke bërë përpjekje të riparojnë çarjet historike të cilat narrativa ruse kërkon t’i shfrytëzojë. Ndërsa politika ruse në Ballkani është formuar nga shtytës të shumtë dhe nuk mund të reduktohet në nocione qytetëruese, sllavët e jugut duhet të kërkojnë mbrojtjen dhe të largohen nga pretendimet perëndimore. Narrativet kryesore e Rusisë përbëhen nga dy elementë: opozita antiperëndimore dhe vëllazëria ortodokse. Përmes narratives së parë, Rusia e portretizon veten si një pol alternativ gjeopolitik, për të ruajtur ndikimin e saj dhe për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të NATO-s në rajon. Moska zyrtarisht nuk e kundërshton integrimin në BE, por e përcakton NATO-n si një “kërcënim ndaj interesave të saj”. Rusia i ndjek qëllimet e saj duke shfrytëzuar ndjenjat antiperëndimore të pranishme në disa sektorë të shoqërive ballkanike. Në funksion të këtyre qëllimeve, përveç Serbisë, Rusia perceptohet gjithashtu si një aleate e serbëve të Bosnjës, duke mbështetur lëvizjet e tyre për të penguar lëvizjen e Bosnjës drejt aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

Narrativa e dytë mbështetet në lidhjet historike dhe kulturore shekullore me komunitetet ortodokse, veçanërisht në imazhin tradicional të Rusisë si mbrojtës i besimtarëve ortodoksë, në Ballkan dhe më gjerë, duke përfshirë Lindjen e Mesme. Kisha Ortodokse Ruse (ROC) përdor diskursin politik të Kishës kundër, kinse “dekadencës morale” perëndimore. Ky diskurs i lejon Moskës të përshkruajë procesin e integrimit evropian si një shembull tjetër i imperializmit normativ perëndimor, që kërkon të imponojë vlera liberale që janë të huaja për shoqëritë lokale. Strategjia e promovuar nga Kremlini për të përshkruar BE-në si “gay-evropa”, është potencialisht shumë e fuqishme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku homofobia është ende një çështje urgjente. Vendi ku Rusia i përdor më shumë të dyja rrëfimet është Serbia. BE-ja është investitori dhe donatori kryesor i Serbisë, siç është rasti në të gjitha vendet e tjera të rajonit, por Rusia shihet si një aleat dhe mik historik. Në këtë kontest, vendet ku shumica e besimtarëve i përkasin Kishës Ortodokse, feja luan një rol kyç të legjitimimit politik. Kjo ka rrënjë të thella historike, që në kohët mesjetare, kur vendet e fesë së krishterë ortodokse shënuan pavarësinë e tyre nga Perandoria Bizantine me statusin autoqefal të kishës.

Diplomacia fetare e Moskës, i gjithë grupi i mekanizmave për bashkëpunimin shtetëror me shoqatat fetare dhe përdorimin e institucioneve fetare, ideve dhe simboleve fetare, i shërbejnë ndjekjes së një interesi kombëtar pan sllavist, të përcaktuar pragmatikisht. Duke shfrytëzuar institucionin fetar, ndërlidhur me trashëgiminë ortodokse në Kosovë, Rusia vërtet lobon kundër njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se çështja e Kosovës ende dominon debatet publike, përfaqësimet zyrtare të Rusisë si aleate dhe mike e Serbisë kontribuojnë për ta bërë Moskën tërheqëse për qytetarët e zakonshëm serbë në rajonin e Ballkanit. Mbështetja e Rusisë për integritetin territorial dhe politikën ndaj Kosovës, serbët e konsiderojnë me rëndësi kyçe për Serbinë. Gjithashtu, mbështetja e politikave  serbe ndaj Kosovës, mund të shihet gjithashtu si pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të forcuar rolin dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Dušan Reljić shkruan se, është veçanërisht e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse në fushën e energjisë, duke synuar rrugët e gazsjellësit South Stream, i cili lidh Rusinë dhe Evropën në të gjithë territorin e Serbisë. Gazsjellësi South Stream ka natyrë strategjike (Reljić, 2008). Tregtia e lirë me Federatën Ruse, dhe me kalimin e kohës rusët rritën investimet në ekonominë serbe e cila është veçanërisht e dukshme në sektorin e energjisë, si rezultat i një marrëveshjeje që u arrit në fund të janarit 2008 (Kaczmarski, 2009). Pikërisht falë politikës energjetike në të cilën është rikthyer Rusia, krijuan mundësitë për të ndikuar ndjeshëm në rajonin e Ballkanit. Kuvendi i Serbisë në shtator të vitit 2008 ka nxjerr Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, naftës dhe gazit (National Assambly, 2008). Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Rusia ka fituar një pozitë dominuese në tregun serb të energjisë dhe është bërë nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në Serbi. Pozicioni dominues i Rusisë në sektorin i energjisë është vendimtar për të ruajtur ndikimin e tij në Ballkani Perëndimor. Politikat energjetike të Rusisë në Ballkan mund të shihen gjithashtu si pjesë e luftës për kontroll mbi rrugët e transportit të energjisë nga pellgu i Kaspikut dhe rajoni i Azisë Qendrore në tregjet evropiane dhe botërore.

Duke qenë se Kisha Ortodokse Ruse nuk kontrollohet plotësisht nga Kremlini, ajo shërben si një instrument i fuqisë së butë që vepron në koordinim me Kremlinin për çështjet e politikës së brendshme dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar në përmbushjen e interesave kombëtare të Rusisë jashtë vendit. Në funksion të kësaj, vitin 2011, Ministria e Jashtme dhe Patriarkana e Moskës themeluan një grup të përbashkët pune “për të shkëmbyer vlerësimet e tyre për situata të ndryshme në rajone të veçanta të botës ku ka besimtarë ortodoksë”. Kisha Ortodokse Ruse (ROC), rusët etnikë jashtë vendit dhe rrjetet rusofonike të bashkuara nga koncepti i “Russkiy mir”, si dhe partitë e majta dhe të djathta ekstreme në Evropë, përbëjnë pjesë të ndryshme të një platforme për të cilën Kremlini mund të promovojë politika konservatore dhe të paraqitet si mbrojtësi ndërkombëtar i vlerave tradicionale dhe familjare nga të cilat gjoja po largohen vendet perëndimore. Koncepti “Russkiy mir” u krijua nga intelektualë, akademikë dhe gazetarë të afërt me Kremlinin rreth viteve 1995-2000 dhe u prezantua publikisht në diskursin politik nga Putin në 2001. Në vitet që pasuan, politikë bërësit pro-Kremlinit e lidhën sistematikisht konceptin me përpjekjet e tyre për të legjitimuar politikën e brendshme dhe të jashtme. Ata e aplikuan në një sërë dimensionesh: ideologjike, politike, të bazuara në identitet dhe gjeopolitikë. Russkiy Mir ka qenë dhe mbetet e ngjyrosur nga tendencat ruso-ortodokse dhe sllavofile, ndryshe nga nocioni rreptësisht gjeopolitik i “neo-Euroazianizmit”. Sigurisht, Kisha Ortodokse Ruse ka një rol të rëndësishëm, duke bashkëpunuar ngushtë me qeveritë shtetërore, ajo është vendosur si një shpërndarës i rëndësishëm i ideologjisë Russkiy Mir, duke e përqendruar retorikën e saj në komunitetin ortodoks të “shenjtë” të sllavëve.

Pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, lidhjet ekonomike me Moskën që përfshijnë investimet, energjinë dhe turizmin ofrojnë një rrugë për ndikimin rus dhe i bëjnë ato objektiva natyrore të fushatave të ndikimit rus. Mali i Zi përfaqëson një objektiv të veçantë për Kremlinin për arsyen e kundërt: sepse ndikimi i Rusisë po zvogëlohet atje. Mali i Zi është anëtar i NATO-s, ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur sanksionet ekonomike dhe diplomatike kundër Moskës pas konfliktit në Ukrainë. Rusia dhe Mali i Zi kanë pasur historikisht marrëdhënie miqësore, por kjo ndryshoi shpejt pas vendimit të qeverisë së Malit të Zi për t’u anëtarësuar në NATO. Që atëherë, objektivat kryesore të Kremlinit në Mal të Zi kanë qenë nxitja e ndarjes midis popullsisë për të izoluar dhe siguruar ndikimin e saj mbi popullatën serbe si pro-ruse në Mal të Zi, për ta paraqitur Kremlinin si një mbrojtës të madh të serbëve dhe kishës ortodokse në Ballkan dhe për të dobësuar shtetin dhe demokracinë e re malazeze, me synime të diskreditimi të një vendi të NATO-s. Në mendjen e Kremlinit, Ballkani është një nga frontet e një konkurrence globale për pushtet dhe ndikim, në të cilën Rusia konkurron me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Megjithatë, Rusia nuk mund të konkurrojë me BE-në si një model tërheqës për Ballkanin Perëndimor. Ndonjëherë sundimtarët nacional-populistë shfaqin fakte autokratike, të cilat në të vërtetë mund të transformojnë dhe anulojnë institucionet demokratike në disa kontekste. Rrugët historike tregojnë se pushtetet mund të bëhen autoritare kur institucionet demokratike janë të dobëta dhe shoqëria civile është e pazhvilluar. Rritja e pranisë politike të Moskës në rajon nuk e ndryshon faktin që shumica e njerëzve në Ballkan duket se preferojnë modelin e BE-së. Për më tepër, ka aktorë të tjerë në lojë përveç Moskës, veçanërisht Ankaraja dhe Pekini (ISPI, 2018). Në rast të pa aftësisë së BE-së për ti integruar 6 shtetet e Ballkanit Perendimor, atëherë Turqia do të ishte një model alternativ i preferuar ndaj BE-së, jo Rusisë. Por Rusia përdor fuqinë e butë, kryesisht në Serbi. Nëse narrativa ortodokse e Moskës në mënyrë të kuptueshme funksionon vetëm në vendet ortodokse, retorika e saj antiperëndimore mund të jetë efektive në të gjithë bordin, pasi ajo luan me ndjenjat euroskeptike që janë gjithnjë e më të zakonshme në të gjithë rajonin. Mungesa e perceptuar e angazhimit të BE-së për zgjerimin në të ardhmen e parashikueshme, i kanë bërë dëm të konsiderueshëm imazhit të BE-së. Rusia nuk mund të mos përfitojë nga kjo; fuqia e saj e butë në Ballkan është drejtpërdrejt proporcionale me pakënaqësinë e shfaqur me procesin e integrimit në BE. Në këtë sfond, pretendimi se Rusia përdor fuqinë e butë në Ballkan nuk do të ishte plotësisht i saktë, por mohimi i ekzistencës së saj – veçanërisht përballë disa vendeve të rajonit – do të ishte i verbër.

Duke i shfrytëzuar strukturat kriminale prezentë në rajon, pa i përjashtuar edhe demokracitë e konsoliduara brenda BE-së dhe NATO-s, Rusia kërkon të minojë mbështetjen për sanksionet kundër Rusisë, haptazi apo fshehtë, të ndërhyjnë në zgjedhje përmes përkrahjes të partive politike klienteliste me pushtetet autokrate dhe te korruptuara. Kjo ndërlidhet me motivet kryesore të Rusisë në procesin e anëtarësimit  të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, pikërisht përmes pushteteve autokrate, po përpiqet të rinovojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke njohur të drejtën e Serbisë për të mbrojtur integritetin e saj territorial. Kjo interpretohet si i afërsi me qëndrimin e Rusisë për Çeçeninë, dhe republikat tashmë të njohura në Ukrainë.  Prandaj, Rusia e sheh krizën e Kosovës në kontekstin e implikimeve të mundshme për lëvizjet separatiste në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin dhe pjesëmarrjen e Rusisë në proceset vendimmarrëse evropiane dhe globale (Kaczmarski, 2009). Nëpërmjet veprimeve të saj agresive kundër Ukrainës, duke përfshirë pretendimet e aneksimin e paligjshëm të republikave të saja, Rusia jo vetëm që shkeli marrëveshje të shumta ndërkombëtare, por gjithashtu kundërshtoi një parim themelor politik të sigurisë euroatlantike.

Mënyra më e mirë për të reduktuar ndikimin e Rusisë në Mal të Zi do të ishte rivendosja e besimit të qytetarëve në institucionet demokratike, e cila është degraduar për shkak të korrupsionit dhe klientelizmit. Hapi i parë do të ishte përshpejtimi i reformave në këto shtete të Ballkanit Perëndimor që do të ishte një ilaç efektiv kundër korrupsionit dhe klientelizmit endemik, si dhe kundër mafias dhe kriminelëve të lidhur me Rusinë.

Pengimin e partive politike për të mos u përdorur me pagesë për bashkëpunim të ngushtë kibernetik kundër proceseve të integrimit të rajonit në BE dhe NATO, luftimin e bazës operative dhe nyjën për pastrimin e parave dhe krimeve të tjera. Rëndësi e veçantë do të ishte edhe  nxitja e bashkëpunimit të fortë ndërmjet qeverive, aktorëve politikë dhe mediatikë, për të penguar hakimit dhe shpifjet kibernetike nga Kremlini në rajon dhe më gjerë.

References

Berger, P. (2008). Religious America, Secular Europe? Boston: Routledge.

Bieber, F. &. (2009). Ballkani Perëndimor si një tabelë shahu gjeopolitike? Mitet, realitetet dhe opsionet e politikave,. Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG),.

Bieber, F. (2017). Patterns of competitive authoritarianism in the Western Balkans, . Southeast European and Black Sea Studies, 337-354.

Bieber, F. (2020). “Rising authoritarianism in the Western Balkans”. London: Palgrave MacMillan.

BOUGAREL, X. .. (2003). The Role of Balkan Muslims in Building a European Islam, pg. 346. München: Oldenbourg Verlag.

Buxhovi, J. (2012). Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878. Pristine: Faik Konica.

Davutoglu, A. (2001). Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu”pg. 161. Ankara: Kure Yayinlari.

Davutoglu, A. (2010). Thellesia strategjike, pg. 158-160. Pristina: Logos.

Fuller, E. G. (2011). A World Without Islam pg.105-305. New York: Litle, Brown and Company.

Gallup. (2018). Udhëheqësit globalë 2018,. Ballkans State: Gallup International.

Huntington, S. P. (1991). Religion and the Third Wave. The National Interest, 24, 29–42. Gjetur në http://www.jstor.org/stable/42894744

ISPI. (2018). When Populism Meets Nationalism-Reflections on Parties in Power. Milani: Ledizioni.

Jacques, E. (1995). Sqiptaret- historia e pupullit shqiptar nga lasht[sia deri ne ditet e sotme pg. 590. North Carolina: Mc Farlands & Company .

Kaczmarski, M. (2009). The Kosovo Crisis. Natolin Paper 36, Warsaw:, 72.

Kadare, I. (2010). Shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri . VOA, 11-14.

Kapidžiÿ, D. (02 Mar 2019). Rritja e politikës joliberale në Evropën Juglindore’, Studime të Evropës Juglindore dhe Detit tëdhe Detit të Zi, vëll. 20, Nr. 1, fq. 1-17. Southeast European and Black Sea Studies, 1-17.

Karcic, F. (2001). Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku,, fq., 146 dhe 115-152. Tuzla: Centar za Napredne Sdudije.

Krasniqi, A. (2017). Demokracia dhe Tranzicioni. Pristina: ISKP-Instituti per Studime Kushtetuese dhe Parlamentare.

Krasniqi, M. (1994). The role of the Serbian orthodox church in anti-Albanian policies in Kosova, – Kosova, historical, political Review, pg. 15-19. Pristina: Rilindja.

MACHACEK, S. (2007). European Islam’ and Islamic Education in Bosnia-Herzegovina pg. 395-428.,. Südosteuropa.

Muminovic, R. (2000). Filozofija ideologije, II, pg. 328. Sarajevë: El-Kalem.

National Assambly. (2008, Septembar 10). Law on Ratification of the Agreement between the Government of the Republic of Serbia and the Government of the Russian Federation. Gjetur në Official Gazette: http://www.parlament.gov.rs народна-скупштина.115.html.

P.L., B. (1990). The Sacred Canopy: Elements of a Sociological Theory of Religion. Garden : Anchor.

Perry, M. (1997). Religion in Politics . Oxford : U.P.

Reljić, D. (2008). Serbia, Russia, and the Pax Americana in South Eastern Europe. Harvard International Review, , org/articles/1753/.

Sehic, N. ( 1971). Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, pg. 166. Sarajevo: Sarajevo.

Shufflay, M. (2012). Serbs and Albanians, pg. 166. Essex: Alerion.

Walker, J. (2009). Turkey’s Imperial Legacy: Understanding Contemporary Turkey through its Ottoman Past, pg 494-508. New York: Perspective on Global Development and Technology.

Go to TOP