FETË NË GJEOPOLITIKË (Pjesa e katërt)

Shkruan: Agim KRASNIQI

(Pjesa e katërt)

Potencialet aktuale që Rusia dhe Turqia kanë në rajon, po realizohen nga politikanët dhe figurat fetare vendore, ruse dhe turke që kërkojnë të çojnë më tej interesin e tyre në këtë pjesë.

Në fakt, Turqia po angazhohet në rajonin e Ballkanit dhe po merr lojtarin rajonal të tutorit, duke përdorur fuqinë e saj financiare, politike dhe fetare në provincat e saj të periudhës otomane. Lidhur me marrëdhëniet e saj me këto ish-toka osmane, Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, kishte deklaruar se Turqia është trashëgimtare natyrore e Perandorisë Osmane që dikur bashkoi botën myslimane dhe për këtë arsye ka pozicionin për t’u bërë një fuqi rajonale myslimane, që tregon një të ashtuquajtur neo-osmanizëm. Boshllëqet gjeopolitike dhe gjeokulturore kanë sjellë pika konflikti të reja në Ballkan dhe themeli i ndikimit politik të Turqisë në rajon janë popullsitë myslimane si mbetje osmane. Gjithnjë sipas tij, në Bosnjë dhe Shqipëri aleatët e natyrshëm të Turqisë (shumica myslimane) kanë vullnetin për ta rikthyer përvojën historike në aleancë të natyrshme. Objektiva afatshkurtra dhe afatmesme të Turqisë janë fuqizimi i Bosnjës dhe Shqipërisë. Një themel i politikës së jashtme turke mbetet komunikacioni tokësor dhe detar mes Ballkanit dhe Lindjes së mesme që bashkojnë linjat: Stamboll-Adriatik dhe Stamboll–Danub (Davutoglu, Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu”pg. 161, 2001).

Davutoglu shpjegonte se si mund t’i formësojë Turqia zhvillimet rajonale dhe globale në të ardhmen. Sipas tij, Turqia duhet të synoj një vend qendror në rajonin më të gjerë që përbëhet nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme dhe jo të jetë vendi periferik i Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Ajo ka një kapacitet të madh për të ndikuar në zhvillimet në këto rajone. Ai artikuloi se, “Turqia nuk ka shanse të jetë periferike, nuk është një vend anësor i BE-së, NATO-s apo Azisë (Davutoglu, Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu”pg. 161, 2001). Kjo jep për të kuptuar se, feja dhe gjeopolitika janë të lidhura ngushtë dhe mjaft e qartë dhe ndoshta më shumë se kurrë. Nëse e përkufizojmë gjeopolitikën si prirje të shteteve ose grupeve të lokalizuara për të optimizuar synimet e tyre territoriale në kurriz të aktorëve të tjerë, mund të themi se gjeopolitika bashkëkohore duket shumë të rezonojë me fenë.

Ndërsa qasja ndaj angazhimit në rajon që ruan lidhjet në të gjithë Ballkanin, kryesisht përmes angazhimit politik dhe ekonomik, duke përforcuar kulturën, fenë dhe historinë e përbashkët (Walker, 2009), ku argumenti thelbësor qëndron se, regjimet autoritare që janë shfaqur në Ballkanin Perëndimor, janë përshtatur me mbështetjen nga aktorët kryesisht të këtyre shteteve. Në këtë mënyrë, i kanë sfiduar politikat perëndimorë të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar njëkohësisht kontrollin autoritar brenda vendeve të tyre. Politikat anti-perëndimore dhe nacionalizmi përjashtues, përdoren vetëm kur dështojnë kombinimet e praktikave autoritare dhe një axhendë formale reformiste. Për pasojë, këto regjime ushtrojnë kontrollin e medias dhe institucioneve shtetërore.

Së bashku me Kinën, Rusia dhe Turqia u shfaqen si kandidatët kryesorë për të mbushur boshllëkun që rezultoj nga pakësimi i perëndimit dhe ngadalësimi i zgjerimit të BE-së (Bieber F. &., 2009). Në të njëjtën kohë, pozicionet dhe strategjitë e Rusisë dhe Turqisë ndryshojnë. Ndërsa objektivi kryesor i Moskës është të parandalojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, Ankara mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit në Aleancën Atlantike (në të cilën është anëtare) dhe në përgjithësi është indiferente ndaj BE-së në gjerësi. Megjithatë, nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm të një fronti të përbashkët ruso-turk në rajon të drejtuar kundër Perëndimit.
Modeli autoritar i qeverisjes është i rrënjosur mirë në rajon, ku autoritarët e kanë  shtrënguar kontrollin e tyre mbi institucionet dhe burimet publike, kanë kultivuar rrjete klienteliste, kanë kapur mediat, kanë shfrytëzuar nacionalizmin dhe kanë shfrytëzuar fuqinë e shtetit për të margjinalizuar opozitën dhe kritikët në shoqërinë civile (Bieber F. , “Rising authoritarianism in the Western Balkans”, 2020).  Reflekset autoritare shpjegojnë ndjekjen e madhe që gëzojnë si Putin ashtu edhe Erdogan në Ballkan. Sondazhet sociologjike tregojnë për popullaritetin e jashtëzakonshëm të dy liderëve në mesin e audiencës së tyre të synuar (Gallup, 2018). Për shembull, Putini shënon rezultate të larta me serbët në Serbi si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Erdogan, nga ana e tij, gëzon popullaritet në mesin e boshnjakëve dhe në një shkallë më të vogël tek shqiptarët. Ata kryesisht i tejkalojnë figurat e tjera ndërkombëtare p.sh., politikanë të lartë evropianë ose liderët e Gjirit që konkurrojnë me Turqinë për udhëheqjen e komuniteteve myslimane në rajon.

Si Rusia, ashtu edhe Turqia i kanë bërë thirrje partikularizmit fetar dhe etnik, dhe në rastin rus nacionalizmit anti-perëndimor. Axhenda e tyre për promovimin e politikave të identitetit, është në kontrast të plotë me universalizmin e përkrahur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Rusia ka ndërtuar aleanca me parti dhe shoqata qytetare të prirjes nacionaliste, kundër NATO-s dhe skeptike ndaj BE-së. Duke vepruar kështu, ajo ka qenë e prirë të luajë me kartën kulturore/fetare. Kisha Ortodokse Ruse përfiton nga lidhjet e forta me komunitetet sllave, p.sh., Kishën Ortodokse Serbe. Serbët janë aktivë brenda dhe jashtë Serbisë në çdo kohë, por gjithnjë me bekimin e Rusisë mëmë. Serbët, nga gënjeshtrat dhe keq veprimet e projektuara nga ideologjia destructive, nën ndikimin e mitomanisë (Kosovës), pravosllavlja bëhet krivosllavlje (kuazisllavlje) duke u shndërruar në burim të konflikteve dhe luftërave permanente në rajonin e Ballkanit. Gënjeshtrat serbe janë shndërruan në forcë demoniane, që sollën jo paqe për vetë serbët, kurse për të tjerët të këqija gjenocidale. Si gënjeshtarë të mirëfilltë, serbët janë transformuar në robër të dëshirave vetjake dhe këtë ‘të vërtetë’ të tyre ua ofrojnë edhe fqinjëve si garantë për hegjemonizmin ndaj tyre. Ata me fashizmin kanë të përbashkët nacizmin dhe biologjizmin nacional apo racizmin, por atyre ua tejkalojnë çmenduria nacionale dhe aspiratat pushtuese hegjemoniste. Vellikoserbizmi pretendon në të drejtën historike të cilën e kanë manipuluar dhe falsifikuar, ndërsa  nacizmin në të drejtën raciale. Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik, obskurantist të tyre. Serbët e festojnë, si i vetmi popull në Ballkan, luftën gjoja të humbur, gjë që e  ilustron ndenja e humbjes si rilindje në kulturën serbe. Në kundërshtim me faktet  historike, Beteja në Fushën e Mëllenjave u barazua me rënien e perandorisë serbe. Përqendrimi sot nuk është te ngjarja historike e betejës, por te këngët dhe legjendat e  shumta që vërtiteshin rreth saj dhe që e lanë të bëhej mit. Vetëdija e tillë e përvetësuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore, kurse ‘zotimin’ për Kosovën, e bëjnë fundament për luftëra gjenocidale. Këtë vetëdije të tyre të përvetësuar, filozofi boshnjak R. Muminoviq e përshkruan si “vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe që ka bërë aq vepra shoviniste, gjenocidiale dhe destruktive sa që nuk mund të kategorizohen në nocione të njohura të ideologjisë (Muminovic, 2000). Si pasojë e saj dhe vetëdija e tillë, e shtyri në vitet e tridhjeta të shekullit XX Klubin Kulturor Serb t’i propozojë mbretit Aleksandër se “me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismën e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtërive fetare etj., të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonizojë Kosovën (Sehic, 1971). Ushtria serbe masakroi dhe dhunshëm shpërnguli pothuajse gjithë popullsinë e atij rajoni, pjesa dërmuese e së cilës ishte e etnisë shqiptare. Dimri i vitit 1877- 1878 do të jetë fatal për popullsinë shqiptare të rajonit të Sanxhaku të Nishit, atëherë nën Perandorinë Osmane, ku ushtria serbe më ndihmën edhe të ushtrisë cariste të Rusisë dhe të disa shteteve evropiane, arriti të dëbojë më se 250,000 banorë shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit (Buxhovi, 2012). Duke përdorur të njëjtën logjikë dhe vetëdije i shtyri kriminelët serb në Bosnjë, që në janar të vitit 1992 të pohojë se strategjia serbe është të luftojnë “deri sa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve” (Karcic, 2001).

Go to TOP