Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë 2025 ka nisur në Prishtinë

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë – FOTOIST, që këtë vit zhvillohet nën temën “Festë”, ka shndërruar Prishtinën në një qendër të artit pamor dhe të rrëfimit vizual bashkëkohor.

Festivali, që zgjat nga 17 deri më 24 tetor 2025, sjell një program të gjerë me 12 ekspozita fotografike dhe 36 ngjarje artistike e edukative në hapësira të ndryshme të kryeqytetit. Përmes imazheve dhe instalacioneve, FOTOIST trajton temat e krijimtarisë, qëndrueshmërisë dhe kujtesës kolektive, duke përfshirë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në hapjen e festivalit mori pjesë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ndërsa MKRS mbështet këtë ngjarje që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e ofertës kulturore të Kosovës dhe Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP