Xhafer Tahiri do të mbetet thjesht kujtim i dështuar i 12 tetorit!

Shkruan: Emanuel DEMAJ

Sa i përket “koalicionit” të Xhafer Tahirit me VV në Vushtrri, kjo lëvizje është vetëm një tentim i kotë për t’u mbajtur në skenë nga dikush që elektoratin e vet e ka humbur prej kohësh. Një politikan që nuk arriti të bindë as rrethin e tij më të afërt, e jo më votuesit e LDK-së.

Pasi dështoi të ndërtojë besim dhe vizion politik, tani duket se po kërkon ngushëllim në VV — ndoshta edhe me shpresën për ndonjë aderim të radhës. Por realiteti është i qartë: fuqia politike e Tahirit ka përfunduar më 12 tetor.

Koha e aventurave politike ka kaluar. Qytetarët e Vushtrrisë presin lidership të ri, ide të reja dhe integritet politik, jo nostalgji për figurat që nuk e kaluan testin e besimit qytetar. Dhe në këtë kontekst, Xhafer Tahiri do të mbetet vetëm një kujtim i dështuar i 12 tetorit.


Go to TOP