Festivali dhe Panairi i Librit për fëmijë vjen me edicionin e dytë

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë fillon sot edicionin e dytë.

Përmes këtij panairi, po synohet nxitja e kulturës së leximit te gjeneratat e reja dhe mbështetja e krijimtarisë letrare për fëmijë.

Përmes librit, ata do të kenë mundësi të “takojnë” personazhet e tyre të preferuara dhe t’i marrin me vete në shtëpi për të përjetuar aventurat e tyre të pafundme.

Në Panairin e Librit për Fëmijë do të jenë të përfshira lektyrat nga klasa e parë e deri në të katërtën.

Panairi i librit bëhet nën organizimin e ETEA-s dhe të bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe hapet sot në orën 12:00, për të vazhduar deri më datë 6 tetor, çdo ditë nga 10:00-18:00, tek Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Go to TOP