Festim Kabashi shpërthen ndaj Kurtit: Fëmijët nuk keqpërdoren për fushatë politike
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 41, Festim Kabashi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për keqpërdorim të një fëmije në fushatë politike.
Kabashi e cilësoi të papranueshme përfshirjen e fëmijëve në përplasje politike, derisa kritikoi Kurtin për, siç tha ai, “hipokrizi” në raport me deklarimet për kujdes ndaj fëmijëve.
“E pabesueshme deri ku mbërrin niveli keqpërdorues i këtij njeriu. O për asnjë çmim nuk keqpërdoret një fëmijë. Mandej flet për shtesa e për ‘kujdes’ ndaj fëmijëve. Albin Kurti, a ki të ndalun? Deri ku mundet me mbërri marrëzia jote?”, ka shkruar Kabashi. /Kosova.info/
Prev Post
Kastrioti, kampion i Kosovës
