Fermerët Kosovarë të Qumështit: AUV urgjentisht rezultatet, “Vita” të rifillojë grumbullimin, ne të dorëzojmë qumështin

Shoqata Fermerët Kosovarë të Qumështit bënë të ditur se u mbajt takimi urgjent me anëtarësinë e Shoqatës për shkak të situatës së krijuar me ndërprerjen e grumbullimit të qumështit të freskët nga fermat tona nga qumështorja Vita.

“Kërkesa kryesore ishte një takim i menjëhershëm me qumështoren në mënyrë që të rifillojë grumbullimi.

Kërkesa kryesore e qumështores është dalja sa më e shpejtë e rezultateve të mostrave të marra në mënyrë që të rifillojë grumbullimi”, thuhet në njoftimin e Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

“Prandaj, ne si shoqatë e prodhuesve kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Bujqësisë,  respektivisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me procedim te rezultateve në mënyrë që të procedojmë me dorëzimin e qumështit të freskët në mënyrë që të evitojmë çdo humbje eventuale të sasisë së prodhuar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta të cilat mbizotërojne. Në të kundërtën, nuk mund t’i shmangim protestat eventuale të fermerëve”, thuhet në njoftimin e  Shoqatës Fermerët Kosovarë të Qumështit. /Kosova.info/

Go to TOP