Fermerët ferizajas po përfitojnë mbështetje nga komuna

Fermerët ferizajas po e shfrytëzojnë mundësinë e tyre që të aplikojnë për marrjen e subvencioneve në kuadër të programit për pagesa direkte për vitin 2025 që ndan Ministria e Bujqësisë. Fermerët thanë se çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe një stimulim për ta punuar tokën.

“Po më tregu realitetin shumë mirë, nuk është keq se mos të kishin qenë këto ka pasur me mbet shumica e tokës pa u punuar, se po hiqen një pjesë e shpenzimeve. Për sivjet nuk e di sa është për misër p.sh. 200 a 300 euro me t’i dhanë për një hektar nuk është pak”, tha Fadil Imeri, fermer.

“Ne e bëmë aplikimin, puna po shkon mirë, vërejtje nuk kemi asgjë. Deri diku po na ndihmojnë këtë vit, 2 hektar e më tepër”, tha Bajram Miftari, fermer.

Pritjet janë që do të aplikojnë rreth 1100 fermerë.

“Nuk besojë që do të kemi nevojë për afat shtesë për shkak të angazhimit edhe tim personal në proces të digjitalizimit por edhe të mobilizimit të gjithë punëtorëve që jemi në kuadër të drejtorisë dhe presim që këtë proces ta përfundojmë para afatit”, tha Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Ferizaj.

Pos Ministrisë së Bujqësisë, ndihmë me subvencione fermerët po përfitojnë edhe nga Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj.


Go to TOP