Ferizaj, një vajzë raporton në polici se për tri vjet rresht u dhunua nga një burrë

Një vajzë ka raportuar në stacionin e policisë në Ferizaj se për tri vjet rresht, një burrë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Sipas saj, marrëdhëniet janë kryer pa dëshirën e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP