Therin me thikë dy veta, arrestohen tre të dyshuar

Janë arrestuar tre qytetarë në Drenas pasi dyshohet se i kanë therur me thikë dy persona tjera.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK kurse të dyshuarit në mbajtje.

“Gllogoc 06.06.2023 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se i kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një telefon. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP