Ferizaj, 18 raste të dhunës gjatë muajit maj

Policia e Kosovës njofton se në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit maj 2024 janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.

. Sipas policisë prej tyre :

– në Ferizaj, 12 raste

– në Kaçanik, 3 raste dhe

– në Shtime, 3 raste.

Ndërsa në muajin maj të vitit 2023 ishin të raportuara 22 raste të dhunës në familje.

Në njoftim thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Go to TOP