ShSKUK: Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive Speciale
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
“Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.”
Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer këto ekzaminime.
“ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës.”
