Ferati thotë se “po i verifikojmë” nënshkrimet e dorëzuara për zhvotimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut
Ilir Ferati, Sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka thënë Gazetës Express se kanë pranuar fizikisht kërkesën e dorëzuar për thirrje të Kuvendit Zgjedhor për zhvotim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut.
Ferati tha se nënshkrimet do të verifikohen dhe pastaj do të ketë deklarim.
“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkangjitur një kopje e nënshkrimeve. Numrin s’mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do të verifikojmë. Pasi që të bëhet procesi i verifikimi preliminar, dalim ose unë ose kryetari me një mesazh”, ka thënë Ferati.
“Po besoj sot gjatë ditës ose nesër dalim me një verifikim preliminar për numrin e nënshkrimeve”, ka thënë Ferati.
