Feraj i bie rrotull për t’i futur kundërshtarët e Kurtit në një grup me Vulinin e Vuçiqin

Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka renditur epitetet që ia japin zyrtarë serbë Albin Kurtit.

Por, sipas tij, këto epitete nuk ndalen te këta zyrtarë serbë që ia mbeshin Kryeministrit.

Siç shkruan Feraj, ky është një “front i bashkuar që kapërcen kufijtë dhe kombet”. Nuk dihet se me kë speicifikisht e ka zyrtari i LV-së, por ai njihet për deklarata, akuza e linçime ndaj politikës, mediave, e të tjerëve në Kosovë, që ai konsideron se po e luftojnë Qeverinë Kurti.

Statusi i plotë:

Pak nga gjuha e Serbisë për Albin Kurtin, këtyre ditëve (dhe viteve)

Kurti është:

– rrenc dhe frikacak (Vulin);

– antiamerikan (Gjuriq);

– enverist (Zaçeviq), biri ideologjik i Enver Hoxhës (Petkoviq);

– projektues i planeve të ndyra (Çotriq/Jugoviq);

– fajtor për destabilizimin e rajonit (Vulin);

– do luftë (Vuçiq)

….

Front i bashkuar që kapërcen kufijtë dhe kombet (“trans-border and trans-national joint Front”)

Go to TOP