Fejzi Kiqina kandidat i LVV-së për kryetar të Komunës së Drenasit

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, përmes procesit demokratik të votimit, vendosi unanimisht (pa asnjë votë kundër), të konfirmon kandidaturën për kryetar të Komunës së Drenasit, Fejzi Kiqina.

Lajmin e bëri të ditur Enver Dugolli, i cili ka shkruar se delegatët e Këshillit të Qendrës, përmes procesit të votimit të fshehtë dhe demokratik, konform statutit të Lëvizjes, u votua edhe lista e kandidatëve për asamblenë Komunale të Drenasit.

“Kandidatit për Kryetar Komune, z. Fejzi Kiqina dhe listës fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për asamble Komunale ju uroj shumë sukses për fitoren e radhës me 17 tetor 2021”, ka shkruar ai. 

Go to TOP