Arben Vitia kandidat i LVV-së, për kryetar të Prishtinës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Viti, do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendose për të partin e Prishtinës. Kandidaturën e tij, e ka konfirmuar nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook, Feim Tahirsylaj, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, që vjen nga ky subjekt politik.

Për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor, tashmë shumica e partive politike, i kanë publikuar emrat e kandidatëve për kryetar komunash, ndërsa është LVV-, ajo e cila deri më tash zyrtarisht ka konfirmuar vetëm kandidaturën e Mimoza Kusari – Lilës për Gjakovë dhe të Alban Hysenit për Gjilan.

Vitia i ka të njohur kundërkandidaturat për Prishtinë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të kandidoj Përparim Rama, nga partia Demokratike e Kosovës Uran Ismajli, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, si dhe nga Aleanca Kosova e Re e Selim Pacolli.

Go to TOP