Rama mirëpret pjesëmarrësit e NEWBORN Festival: Prishtina për tri net bëhet qendër e kulturave të botës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur pjesëmarrësit e NEWBORN Festival, të ardhur nga tetë shtete të ndryshme, të cilët do ta gjallërojnë kryeqytetin me kulturë, muzikë, traditë dhe ngjyra gjatë ditëve të festivalit.
Rama bëri të ditur se për tri net me radhë, Sheshi “Skënderbeu” do të shndërrohet në një hapësirë ku kultura bashkon njerëzit, arti krijon miqësi të reja dhe traditat e vendeve të ndryshme takohen në zemër të Prishtinës.
“Mirë se erdhët në Prishtinë!”, u shpreh ai duke i uruar mirëseardhje pjesëmarrësve dhe duke theksuar rëndësinë e festivalit në promovimin e diversitetit kulturor dhe frymës ndërkombëtare të kryeqytetit. /Kosova.info/
