Fadil Hadergjonaj kujton Sali Çekajn në ditëlindjen e tij: Lavdi jetës, veprës dhe idealit të pavdekshëm
Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Hadergjonaj, ka kujtuar sot Heroin e Kombit, Sali Çekaj, në përvjetorin e lindjes së tij, duke e vlerësuar si një nga bijtë më të shquar të Kosovës dhe një prej figurave kyçe të rrugëtimit drejt lirisë.
Përmes një postimi, Hadergjonaj theksoi se heronjtë dhe burrat e mëdhenj të kombit nuk kanë datë vdekjeje, por vetëm datëlindje, pasi veprat dhe idealet e tyre jetojnë përtej kohës.
“Çdo ditë jetojmë frytin e lindjes suaj. Çdo ditë e gëzojmë lirinë falë vizionit, guximit, qëllimeve dhe synimeve tuaja fisnike. Çdo ditë përulemi me respekt para sakrificës suaj të pashoqe në shërbim të atdheut”, ka shkruar ai.
Hadergjonaj ka shprehur krenari, nderim dhe mirënjohje të përjetshme për Sali Çekajn duke e cilësuar atë si një figurë të pavdekshme në historinë e Kosovës.
“Urime datëlindja, Komandant! Lavdi jetës, veprës dhe idealit tuaj të pavdekshëm!”, përfundon mesazhi i tij. /Kosova.info/
