Fadil Hadergjonaj Bjeshka: Nga ushtarak i karrierës te kandidati për deputet i LDK-së
Fadil Hadergjonaj Bjeshka, ish-ushtar i UÇK-së dhe një ushtarak me më shumë se dy dekada shërbim në UÇK, TMK dhe FSK, ka vendosur t’i shërbejë vendit në një rol të ri. Si kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ai po kërkon mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Unë jam Fadil Hadergjonaj, ushtar i vendit dhe kombit tim për më tepër se dy dekada në uniformën e UÇK, TMK dhe FSK, deri në pensionim. Si i betuar që t’i shërbej interesave të vendit tim përjetësisht, po kërkoj votën tuaj që të vazhdoj kontributin tim, kësaj radhe më ndryshe,” deklaroi ai.
Hadergjonaj premton të angazhohet për mirëqenien e luftëtarëve të lirisë dhe ushtarëve të FSK-së. Ai u bën thirrje qytetarëve të votojnë LDK-në me numrin 124 dhe të mbështesin kandidaturën e tij me numrin 37. /Kosova.info/
Shikojeni të plotë:
