Fadil Berjani për të tretën herë në krye të naftëtarëve

Është mbajtur mbledhja e shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL” për të zgjedhur organet drejtuese të kësaj shoqate për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Procesi zgjedhor me votim të fshehtë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Shoqatës, rezultojë me ri-zgjedhjen e z. Fadil Berjanit si kryetar i kësaj shoqate për të tretën herë radhazi.

Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e z. Berjanit gjatë viteve që lame pas duke ia besuar udhëheqjen e “SHQNGL” edhe për 4 vitet e ardhshme. /Kosova.info/

Go to TOP