Erin O’Connor tregon pse iu desh të lante flokët në tualet

Modelja britanike, Erin O’Connor, mahniti të gjithë në Fashion Awards muajin e kaluar, kur doli me një kostum elegant me pantallona me shirita nga Tommy Hilfiger. Ylli me stil e kombinoi kostumin me flokë të lëmuar dhe disa taka të guximshme.

Megjithatë, 43 vjeçarja tani ka treguar se gjërat nuk ishin aq magjepsëse sa dukeshin kur asaj iu desh të nxitonte nga tapeti i kuq për t’u përgatitur për debutimin e saj në skenë të Tommy Hilfiger në eventin e mbushur me yje.

Erin pranoi se duhej t’i lante flokët në lavaman në prapaskenë të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Kam marrë pjesë në British Fashion Awards këtë vit dhe ishte një ditë e shkëlqyer. Kam arritur të bëj tapetin e kuq”, tha nëna e dy fëmijëve.

“Por unë u ngjita shpejt në prapaskenë në katin e pestë, ku më duhej të laja flokët në lavaman, të filloja nga e para dhe të bëhesha gati për debutimin tim në skenën e Tommy Hilfiger”, vazhdoi ajo.

“Pra, kjo është një natë që nuk mund ta harroj kurrë, duke performuar në skenën e Royal Albert Hall”.

Erin gjithashtu dokumentoi nxitimin e saj për t’u përgatitur në ngjarje në një postim në Instagram, ku shihej duke buzëqeshur teksa kishte varur kokën mbi tualet në një banjë të vogël, shkruan Express UK, transmeton Klankosova.tv.

Modelja mbajti një kokë dushi mbi flokët e saj, duke u siguruar që ajo të mos laget shumë duke e drejtuar ujin drejt tualetit.

Go to TOP