Emra të gdhendur në dru: Memorializohet kujtimi për të pagjeturit nga lufta në Kosovë
Mbi 1.600 emra të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë janë gdhendur në dy pllaka druri.
Familjarët i shkruan me dorë emrat e të afërmve të tyre në letra, ndërsa artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart i shndërruan ato shkrime në memorial.
