Gjykata refuzon ankesën e Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale

Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të Korab Mushkolajt, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit.

Kjo gjykatë njofton se ankesa ishte ushtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas refuzimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për ta certifikuar Mushkolajn si kandidat në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Me këtë vendim, mbetet në fuqi vendimi i PZAP-it për moscertifikimin e kandidaturës së Mushkolajt, njofton zyra për informim e Gjykatës Supreme. /Kosova.info/


Go to TOP