EKONOMI

Elon Musk shet afro 8 milionë aksione të Tesla-s

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka shitur 7.9 milionë aksione të Tesla ditët e fundit, duke mbledhur 6.9 miliardë dollarë me shitjet e tij.

Sipas mediave të huaja, shitjet nga e premtja deri të martën u zbuluan në një seri dosjesh në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të martën vonë në mbrëmje.

Ato shënojnë shitjen e parë të aksioneve të Tesla nga Musk që nga prilli, kur ai shiti 9.6 milionë aksione, duke mbledhur 8.5 miliardë dollarë në atë kohë.

Këto shitje të prillit erdhën menjëherë pasi Musk kishte arritur një marrëveshje për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Por një muaj më parë ai njoftoi se nuk ka në plan të vazhdojë me atë marrëveshje.

Twitter vazhdoi me padi për të detyruar Musk të vazhdojë me marrëveshjen sipas kushteve të arritura në prill. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort