Eksperti i sigurisë thotë se Asambleja Parlamentare është institucion i pavarur nga NATO-ja

Sot, Kosova ka avancuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga anëtare vëzhguese në atë të asociuar.

Me këtë rast, eksperti i sigurisë Burim Ramadani, sqaron se AP-ja është institucion i pavarur nga Aleanca Veriatlantike.

Ramadani tha se “ajo shërben si urë lidhëse për të acancuar të kuptuarit e politikave të NATOs në shtete veç e veç”.

“Avancimi në status të asociuar për Kosovën aty është shenjë e mirë e mbështetjes euro-atlantike, por krejtësisht simbolik. Rruga e Kosovës drejt NATOs duhet të jetë synimi kryesor i Kosovës”, tha ai.

“Kjo nuk ka të bëjë me Asamblenë Parlamentare të NATOs, por me domosdoshmërinë për:
– Dialogun Politik NATO-Kosovë,
– aranzhmane të reja operacionale NATO-Kosovë,
– ftesë në Planin e Veprimit për Anëtarësim,
– pranim të Përfaqësisë Diplomatike të Kosovës në NATO,
– Partneritet për Paqe”, theksoi eksperti i sigurisë.

Go to TOP