Egjiptianët e Kosovës mbështesin fondin e sigurisë, ofrojnë rreth 500 të rinj dhe të reja në FSK

Komuniteti egjiptian përmes subjektit të tyre politik, i kanë dhënë mbështetje Fondit të Sigurisë të iniciuar nga Qeveria Kurti, duke u bërë thirrje secilit nga ky komunitet dhe diasporë që brenda mundësive të kontribuojnë në këtë fond. 

“Por duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribuojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet Egjiptian ofrojmë rreth 500 të rinj dhe të reja me edukim të avancuar për të iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne nuk kemi para por kemi vullnet dhe kapacitet të plotë për të qenë pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për të mbrojtur vendin tonë nga çfarëdo rreziku”, tha deputeti nga ky komunitet, Veton Berisha, duke u bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ofertën e tyre ta trajtojnë seriozisht. /Kosova.info/

Go to TOP