Evropa, nuk po vuan nga imponimi i saj i tepërt, por nga unifikimi tepër i pakët i qëndrimeve midis anëtarëve të saj

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Evropa si një bashkësi bankare, union i elitave burokrate bankare qe vendosin fatet e popujve përmes elitave vendore kleptokrate dhe të korruptuara, në mënyrë qe t’i kontrollojnë me lehte si ata ashtu edhe kapitalin financiar. Kjo është një forme e re e neokolonializmit, pra nuk ka me ushtri për “mirëmbajtje” te sistemit qe në publik promovohet si sistem demokratik, shtete të pavarura dhe sovrane. Elitat vendore të vendeve në transicion qëllimisht korruptohen në mënyrë që të shantazhohen me lehtë, por edhe të kontrollohen me “teknologji” shumë më të sofistikuar qeverisëse.

2. Këto elita të korruptuara, e padyshim të shantazhuara, pasuritë shtetërore i kanë bankrotuar qëllimisht, në mënyrë që t’u shërbejnë interesave të ndryshme rajonale, kontinentale, e globale. Ky lloj monopoli mbi synimet e qëllimshme nga këto grupe e klane të përzgjedhura me kriterin e “besueshmërisë” dhe zbatimit të asaj që ata taksativisht e kane ushtruar si “detyrë shtëpie”, (si thotë Jozef Stiglic) sidomos nëpër vendet e botës se trete, manifestohet edhe në shumë vende që janë në procesin e transicionit. Kur kësaj i shtohet edhe monopoli i mediave që i shërbejnë kauzës se shkatërrimit dhe masakrimit të ekonomive të këtyre vendeve, bëhet shumë më e qartë se në këto vende nuk pretendohet të instalohet demokracia e njëmendët, por oligarkia dhe autoritarizmi i individëve e grupeve që ushtrojnë ndikim në publikun e manipuluar nga po këto klane e grupe mafioze e kriminale.

3. Brukseli, me sjelljet e veta lidhur me Ballkanin Perëndimor, nuk duket që e ka interesimin që t’i integroj edhe aq shpejt ne BE-.Ajo me shume duket qe është e interesuar t’i zbatoje urdhrat e bosëve te kompanive të mëdha transnacionale. Ndërkaq nga oligarkët lokal të vendeve të Ballkanit është duke kërkuar shërbime kontroverse si “kritere”, e si “standarde”. Ekziston rreziku i lartë i falimentimit të asaj që publiku i gjerë e ka identifikuar si shtetësi, sovranitet, e demokraci. Sidomos tani pasluftës në Ukrainë, ku Be-po dëshmon fragjilitet jo vetëm ekonomik, ku Hungarezët dhe Polakët p.sh. duke shfrytëzuar të drejtën e “embargos” së tyre për vendet që dëshirojnë (duke kundërshtuar furishëm ) të kyçen në këtë “arkitekturë” kontinentale, marrin beneficione nga arka e përbashkët evropiane, ose si rasti i Hungarisë që iu mundësua të shpërfaq embargon ndaj Rusisë dhe të akumuloj sasi të caktuara gazi. Kjo dëshmon se mekanizmi apo parimi për të kontestuar të drejtën qoftë edhe të një anëtari të vetëm (siç ndodhi rasti Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut), duhet të zëvendësohet sa më shpejt me parimin e konsensusit të shumicë absolute, apo të paktën të G7-shit. S’këndejmi, Evropa, nuk duket se po vuan nga imponimi i i saj i tepërt në sferën globale, por, po vuan më shumë nga unifikimi tepër i pakët i qëndrimeve midis anëtarëve të saj…

Go to TOP