EECS fton shoqërinë civile të Kosovës për aplikime
Pas pranimit të Kosovës në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian, kjo e fundit fton organizatat e shoqërisë civile që të aplikojnë në përfitimet e tyre nga ky komitet evropian.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian bën të ditur se, duke qenë që Kosova është bërë pjesë e Iniciativës për Anëtarët Kandidatë të Zgjerimit (ECMs), ka ftuar organizatat e shoqërisë civile për aplikimet për mbështetje organizatat e shoqërisë civile të Kosovës për aplikimet për mbështetje.
“E nisur në vitin 2023, iniciativa jonë ECMs bashkon 147 përfaqësues të shoqërisë civile nga të gjitha vendet kandidate të BE-së, duke punuar së bashku me anëtarët tanë mbi politikat kyçe të BE-së me mbështetjen e Komisionit Evropian”, thuhet në postim.
Tutje, EECS njofton se kjo iniciativë synon të fuqizojë projekte që nxisin dialogun civil dhe shoqëror, të forcojnë angazhimin dhe bashkëpunimin brenda komuniteteve kosovare. Së bashku, mund të rrisim zërin e Kosovës në formësimin e të ardhmes tonë evropiane të përbashkët.
Ndryshe EECS njofton se aplikacioni zgjat deri më 24 tetor përmes linçeve: “link.europa.eu/PtkvXF #EUCivilSociety #EUEnlargement European Union in Kosovo”.
