Të hënë mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e saj të radhës ditën e hënë, duke filluar nga ora 10:00.
Në komunikatën për media, tregohet edhe se në rëndin e ditës, përfshihet Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit si dhe Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.
Po ashtu në rend dite është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.
Komunikata e plotë:
Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data: 17 tetor 2022
Dita: E hënë
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Vendi: Salla C 301
Koha: 10:00
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
