Trajnerit të Rilindja 1974, Valdet Shoshi i ndalohet për një vit ushtrimi i detyrës së tij

Federata e Futbollit të Kosovës, ka marrë vendim në lidhje me Valdet Shoshin.
FFK sot ka njoftuar se Valdet Shoshi do i ndalohet një vit ushtrimi i detyrës së tij, duke e gjobitur me 200 euro.

Krejt kjo vije, pasi shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë, e akuzon Shoshin për mashtrim dhe sjellje në lajthime të organeve udhëheqëse të FFK-së.

Më poshtë e gjeni vendimin e federatës:

“Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974 “, Valdet Shoshi nr ID 0157474M61, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për ndeshjen-KF. Vllaznimi- KF,Rilindja 1974. Për mashtrim dhe sjellje në lajmthim të organeve udhëheqëse të FFK-së. Bazuar në dispozitat e Rregullores disiplinore nga neni 38 paragrafi 1 dhe neni 67 paragrafi 1 pika E dhe F sjell këtë vendim :
Valdet Shoshi kryetrajner i KF “ Rilindja 1974” nr ID 0157474M61: Dënohet me ndalesë të kryerjës së funksionit të kryetrajnerit dhe detyrave zyrtare në klub dhe organeve tjera të FFK-së në kohëzgjatje për 1 (një) vit si dhe me gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Arsyetim :
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë me rastin e shqyrtimit të lëndës mori për bazë të gjitha provat faktike të administruara nga ana e FFk-së dhe nga të njëjtata konstatoi se z. Valdet Shoshi është paraqitur pa të drejt në kryerjen e funksionit të kryetrajnerit në protokolin zyrtar në ndeshjen Vëllaznimi- Rilindja 1974. Z. Valdet Shoshi në funksione të dyfishta zyrtare, kryetajner në KF “ Rilindja 1974” dhe sekretar i Shoqatës së trajnerëve të futbollit në kuadër të FFK-së me licencë të skaduar të trajnerit të futbollit, ku mashtroj dhe sjelli në lajthitje organet e FFK-së duke përdorur të dhëna të rrejshme dhe jo të plota për dispozitat mbi punën e tij profesionle- pedagogjike – veprim i cili reflekton elemente të mashtrimit dhe sjelljes në lajthim për të gjitha organet udheheqëse të FFK-së. Andaj Komisioni Disiplinor – shkalla e parë duke respektuar dispozitat e Rregullores didplinore sjelli vendimin e lartshënuar”.

Go to TOP