Edi Rama shpërndan foton e Thaçit që ishte sot në Kosovë
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së, këtë vizitë e ka komentuar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku publikuar fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Burrë”, ka shkruar Rama në Facebook për ish Presidentin Thaçi.
Vizita e Thaçit në QKUK për ta parë babain e tij u shoqërua me masa të rrepta të sigurisë nga Gjykata Speciale.
Ndryshe ish presidenti Hashim Thaçi që nga viti 2020 po mbahet në paraburgim në Hagë. /Kosova.info/
Prev Post
Josa merr drejtimin e Suharekës
