Josa merr drejtimin e Suharekës
Mirel Josa është vendosur në krye të shtabit teknik të klubit të Suharekës, ka njoftuar skuadra që garon në Superligën e Kosovës në futboll.
“FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Joca pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, ka njoftuar klubi përmes një komunikate.
Aktualisht në tabelën e Superligës, Suhareka që sot ka fituar ndaj Feronikelit, gjendet në pozitën e tetë. /Kosova.info/
