Edi Rama nga Budapesti: Rikthimi i Trump mund të jetë i mirë për Evropën

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediet nga Hungaria tha se rikthimi i Trump mund të jetë i mirë për Evropën.

“Përvoja më thotë që kur ishte President dhe të gjithë thonin që NATO do bëhet më e dobët. NATO u bë më e fortë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtet e Bashkuara të Amerikës dhe do i shërbejë për mirë Evropës. Nuk mendoj se ajo që ka ndodhur në SHBA ta shohim si një gjë kundër, përkundrazi. Nuk më takon mua të mendojë për gjithë gjërat e mëdha. Për Shqipërinë asgjë nuk ndryshon”, tha Rama.

Rama ndldhet në Hungari për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian ku liderët do të diskutojnë sfidat e sigurisë në Evropë në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë. Temë tjetër diskutimi do të jetë konflikti në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.

Go to TOP