Edhe pak minuta deri në mbylljen e vendvotimeve

Dita e votimit është drejt fundit. Në orën 19:00 pritet të mbyllen të gjitha vendvotimet, pos ato ku ka ende radhë njerëzish.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë konferencë për media në orën 19:30.

Në konferencën paraprake, zëdhënësi Valmir Elezi tha se procesi i votimit ka shkuar mirë, pa ndonjë problem që do ta cenonte mbarëvajtjen.

Ju kujtojmë se pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 ka qenë pak mbi 28 për qind.


Go to TOP