Edhe Ju ndërkombëtarët, i keni do “gjynahe” për vonesën tonë të shtendërtimit!

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Në fazën e tanishme të emancipimit tonë politik, ndërkombëtarët do të duhej të qëndronin kogja “aktiv” e jashtë dhe larg disa “situatave” ku ata i favorizojnë një tip politikanësh (si çifti i Edi Rames dhe “vëllait” të tij ideologjik Aleksandër Vuçiq) në rajon, të cilët për të mbetur në pushtet, lehtësisht dhe pa kurrfarë ngurrimi s’pritojnë të bëjnë edhe koncesione të dëmshme për vendin dhe të rrezikshme për rajonin. Po këta ndërkombëtar, duhet të qëndrojnë  sidomos, larg atyre politikanëve që kanë profile dhe shpinë butakësh dhe që në ndërgjegjen e tyre i bartin me delikatesë mëkatet dhe shantazhet për dyshim për korrupsion e krim të organizuar.

2. Njëkohësisht, po këta “ndërkombëtar” duhet të kujdesën që mos t’i fusin hundët edhe aty ku preket dhe cenohet rëndë interesi kombëtar e ai i shtetësisë së brishtë kosovare, për hir të interesit të tyre (të përkohshëm dhe joshës nga Serbia!) strategjik. Ngase, mjaft kemi bërë kompromise (madje edhe sosh shumë të dhimbshme!) me Projektin ahtisarian, sa që edhe për pesëdhjetë vitet e ardhshme, telashet e brendshme s’do të na ndalen…

3. E kjo telashe u pa edhe me reciprocitetin. Thënë më thjeshtë; as Washingtoni e as Brukseli, s’duhet të mbajnë shpresë, as të planifikojnë e as të tentojnë instalimin e vlerave  perëndimore në Serbi! Ajo definitivishtë është orientuar kah Lindja (Rusia Kina). Andaj të kota janë gjitha “karotat”, kah do që vijnë ato…Perëndimi (Amerika në veçanti), duhet ta kuptoj që; aleatë më të natyrshëm, por, edhe më besnik  se shqiptarët jo vetëm në Ballkan , por, edhe në Europë, s’mund të gjejë! Kështu që çdo “pazar” (lexo; në favor të Serbisë) në dëm të shqiptarëve, do e rrezikojë dhe cenojë jo vetëm miqësinë e dëshmuar, por, edhe interesin tonë dhe të tyre gjeostrategjik, në Ballkan!

(Teza të hedhura në një seminar në Tiranë)

Go to TOP