E mitura sulmon të miturën në strehimoren në Gjakovë

Një rast i sulmit dhe dhunës mes dy të miturave ka ndodhur në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, për motive ende të pa panjohur, një e mitur ka sulmuar fizikisht një vajzë tjetër të mitur”, njofton Elezaj.  

Me vendim të prokurorit kompetent rasti është inicuar si vepër penale “sulm” dhe lënda do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP