E mitura nga Ferizaj shkon për të lindur, policia interviston një person

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast penal “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Sipas raportit thuhet se viktima femër kosovare e mitur, ka shkuar për të lindur në repartin e gjinekologjisë.

Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin pas intervistimit të dyshuarit mashkull kosovar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Go to TOP