Dy të arrestuar në Pejë për dhunë ndaj familjarëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër dhe një mashkull pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, familjarë të tyre.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Pejë, në orën 09:35.

“Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy viktimave, familjarëve të tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. 

Go to TOP