Digjen 50 hektarë pyje në Godanc të Drenasit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 50 hektarë pyje janë djegur në Godanc të Drenasit.

Rasti është raportuar të mërkurën në orën 20:30.

“Është raportuar se rreth 50 hektarë mal janë duke u djegur. Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të pa përshtatshëm nuk mund të intervenojnë me automjete, por vetëm me pajisje dore”, thuhet në raportin policor. 

Go to TOP