Dy dekada marsh përkujtimor nëpër rrugën e vdekjes nga Srebrenica

Për njëzet vjet, gjatë periudhës ndërmjet 8 dhe 10 korrikut, mijëra njerëz kanë ecur nëpër rrugën e vdekjes, të cilën, në verën e vitit 1995, e kaluan mijëra boshnjakë që po iknin nga Srebrenica.

Një rrugë e gjatë prej 100 kilometrash, nëpër pyje e zona të armiqve, supozohej të shpinte drejt lirisë. Por, në vend se të arrinin lirinë, mbi 8.000 njerëz u vranë, ndërsa më shumë se 1.000 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Që nga viti 2004, Marshi i Paqes organizohet për nder të viktimave të masakrës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilën gjykatat më vonë do ta cilësonin gjenocid.

Go to TOP