Dy bombarderë B 52 amerikanë do të bëjnë xhiro mbi këto vende të Ballkanit

Dy Aeroplanë bomardues amerikanë B-52, do të fluturojnë mbi qiellin e disa vendeve të Ballkanit, të hënën, njoftojnë mediat serbe, duke u thirrur në një komunkatë të ambasadës amerikane. Në raportimin ironik, thuhet se Serbia “do të kursehet’ nga këta aeroplanë.

Dy “ fortifikiatat” fluturuese, aktualisht janë të stacionuara në bazën Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, të hënën do të bëjnë fluturime të ulëta mbi Evropën Juglindore.

Qëllimi i operacionit është që të tregohet përkushtimi amerikan ndaj aleatëve të NATO’s, që ndodhen në këtë pjesë të botës,.

Këta aeroplanë kanë qenë bosht i aviacionit amerikan për më shumë se 60 vjet.

Janë të gjatë 48.5 metra me një shtrirje të krihëve 56.4 metra dhe të rëndë rreth 83 tonë. Ata mund të fluturojnë deri në 15 mijë metra lartësi, ndërsa ekuipazhi i tyre përbëhet nga 5 persona.

Sipas këtyren njoftimeve, aeroplanët do të fluturojnë mbi ndërtesën e Qeverisë në Shkup, Sheshin Skënderbe në Tiranë, bregdetin e Malit të Zi dhe mbi Dubrovnik.

Go to TOP