Dushi: Ministri i Financave shqetësohet për buxhetin e shtetit, por ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministrit të Financave lidhur me shqetësimet për bllokimin e buxhetit të shtetit në rast se nuk zgjidhet sot qeveria.

Dushi theksoi se është paradoksale që ministri shpreh brengë për financat shtetërore, ndërkohë që vetë ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetit duke vënë në rrezik funksionimin normal të shumë shërbimeve thelbësore.

“Ministri i Financave brengoset për buxhetin e bllokuar të shtetit në rast se nuk zgjidhet sot qeveria, ndërkohë i njëjti ka bllokuar buxhetin e Kryeqytetit dhe po rrezikon secilin proces – nga subvencionet për raste të ndjeshme, funksionimin e çerdheve e qendrave të mjekësisë familjare, e deri te shërbimet publike e investimet kapitale!”, ka deklaruar Dushi. /Kosova.info/


Go to TOP