Dushi: Kryeministri po përplaset me shtetin ligjor dhe po e zëvendëson rendin kushtetues me interesin e tij elektoral
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Kryeministrit të Kosovës duke e akuzuar atë se është futur në një përplasje të hapur me rendin kushtetues dhe shtetin ligjor.
Sipas Dushit, bllokimi i krijimit të institucioneve dhe prodhimi i krizave të qëllimshme janë veprime që cenojnë parimet themelore të sistemit demokratik në vend.
“Kryeministri ka hyrë në një përplasje të hapur me shtetin ligjor, me rendin kushtetues dhe me vetë parimet mbi të cilat funksionon sistemi ynë demokratik. Duke e bllokuar krijimin e institucioneve dhe duke prodhuar kriza të qëllimshme, ai po tenton ta zëvendësojë rendin kushtetues me interesin e tij elektoral dhe pushtetin e tij personal!”, ka deklaruar Dushi. /Kosova.info/
