Dua Lipa këndon këngët e Armend Regjepagiqit dhe Nexhmije Pagarushës gjatë pushimeve

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke shijuar disa ditë pushimi në rivierën shqiptare së bashku me familjen e saj.

Ndonëse ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj jashtë vendit, Dua duket se e njeh mjaft mirë kulturën dhe diskografinë shqiptare.

Madje ajo duket se ka shije për të dëgjuar e interpretuar disa nga këngët më në zë të muzikës moderne shqipe ndër vite.

Dua Lipa gjatë pushimeve në Shqipëri (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Kjo pasi së fundmi, 26-vjeçarja publikoi në InstaStory një video nga pushimet, ku shihej bashkë me të vëllanë e saj, Gjinin, duke u argëtuar me këngën “Shkel” të artistit të madh Armend Regjepagiqi.

Dua dhe Gjini mund të shihen duke u argëtuar dhe kënduar njëherëshm me këngën e lëshuar në sfond.

Më pas, interpretuesja e hitit “IDGAF” publikoi një tjetër video në InstaStory, ku bashkë me shoqërinë dhe familjarët po dëfreheshin me këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës gjatë darkës.

Nexhmije Pagarusha shquhet si një prej këngëtareve më historike të Kosovës, e cila mes të tjerash gëzon edhe epitetin ‘Bilbili i Muzikës Shqiptare’.

Ndërkohë, Armend Regjepagiqi njashtu shquhet si një prej duajenëve të muzikës moderne në Kosovë dhe një prej kantautorëve absolut të muzikës shqiptare. 

Go to TOP